DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Eric Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë nën përgjegjësinë e Rexhep Selimit

13 Shkurt 2026
A A
Eric Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë nën përgjegjësinë e Rexhep Selimit
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka deklaruar se pas qershorit të vitit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka qenë nën përgjegjësinë e klientit të tij.

“Pas qershorit (1999), UÇK-ja dhe Policia Ushtarake e UÇK-së kanë qenë nën komandën, strukturat dhe përgjegjësinë e komandantëve të zonave. Nuk ka qenë në përgjegjësinë e z. Selimi”, tha Tully.

Ai shtoi se, sa i përket pretendimeve të ngritura, Prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetojë argumentet e saj.

“Sa i përket parashtrimeve të ZPS-së lidhur me faktin e kontrollit, nëse Selimi ka pasur ndonjë kontroll mbi Policinë si Ministër i Rendit Publik… ZPS-ja nuk ka arritur që të vërtetojë argumentet e veta”, deklaroi ai.

Sipas Tullyt, ZPS-ja e ka përdorur termin “Policia e UÇK-së” si një “kosh” për të vendosur prova jogojore, me qëllim që të krijojë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një forcë policore e cila drejtohej nga Selimi në cilësinë e ministrit të Rendit Publik.

“Për të qenë të qartë, termi ‘Policia e UÇK-së’ është një tezë e ZPS-së e hartuar si një kosh ku mund të hidhen sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore, për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një forcë policie dhe se ajo drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik”, theksoi Tully.

Ai e cilësoi këtë si një përpjekje të Prokurorisë për të krijuar një perceptim të gabuar.

“…ndërkohë që ky argument nuk qëndron”, shtoi më tej avokati Eric Tully, i cili mori fjalën për deklaratën përmbyllëse pas avokatit tjetër të Selimit, Geoffrey Roberts.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 668)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (260)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com