Njësia për Realizimin e Urdhëresave në Stacionin Policor Veriu të Prishtinës arrestoi një të mitur të dënuar më parë me tre vjet masë institucionale edukative për veprën penale “dhunim”.
I mituri u dërgua në qendrën korrektuese për të mitur sipas vendimit gjyqësor.
