DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një kosovar plagoset me armë në Francë, dyshohet pas një konflikti familjarë

14 Shkurt 2026
A A
Një kosovar plagoset me armë në Francë, dyshohet pas një konflikti familjarë
Share on FacebookShare on Twitter

Një burrë 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën në orët e para të së premtes në qendër të Forbach, në rajonin Moselle të Francës. Dy persona të dyshuar janë në arrati dhe po kërkohen nga autoritetet franceze.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, më 12 shkurt, në rrugën “Rue Nationale:. Banorët e zonës kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime të forta, pa qenë të sigurt nëse ato vinin nga rruga apo nga brenda një ndërtese. Sipas informacioneve fillestare, janë dëgjuar të paktën gjashtë të shtëna.

Si pasojë e sulmit, një shtetas kosovar, i moshës 33-vjeçar, është qëlluar me disa plumba dhe ka pësuar plagë, por sipas zyrës së prokurorit publik në Sarreguemines, jeta e tij nuk është në rrezik. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij është cilësuar jashtë rrezikut për jetën. Gjatë incidentit është shtyrë edhe bashkëshortja e tij.

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch raporton se dyshohet për një konflikt mes familjeve me prejardhje nga Ballkani, që mund të ketë çuar në përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, autoritetet franceze nuk kanë konfirmuar ende motivin zyrtar të ngjarjes.

Dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Prokuroria ka hapur hetim për tentativë vrasjeje, ndërsa rasti i është besuar policisë së Forbach. Sipas deklarimeve paraprake të viktimës, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje familjare që ka eskaluar në përdorim arme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 662)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (260)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com