DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14 Shkurt 2026
A A
Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Mitrovicën të enjten mbrëma, ku një person është plagosur me armë zjarri në një sulm të dyshuar si vrasje në tentativë.

Incidenti ka ndodhur më 13 shkurt 2026, rreth orës 22:00, në rrugën e Ulqinit, në Mitrovicë.

Sipas informacioneve fillestare, viktima Burim Sadiku, rreth 43-vjeçar ka raportuar se derisa ishte duke kaluar rrugën, nga një veturë VW ngjyrë hiri, në lëvizje, një person i panjohur – shoferi i automjetit – ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e goditur.

Si pasojë, Sadiku ka pësuar lëndim në zonën mbi gjurin e këmbës së majtë, për ç’rast ka pranuar tretman mjekësor. Pas trajtimit, ai është liruar për në shtëpi.

Menjëherë pas sulmit, vetura e dyshuar është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Koshtovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe krimteknika, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit forenzik.

Me rekomandim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale: “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Autori i dyshuar mbetet ende në arrati, ndërsa hetimet janë në zhvillim intensiv për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Burime nga hetimi bëjnë të ditur se po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, si dhe po mblidhen informacione shtesë për lëvizjen e automjetit të përfshirë.

Rasti mbetet nën hetime.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 491)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 649)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (260)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com