DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rast i rrallë në Spitalin e Mitrovicës: Mjekët heqin tumor 4 kilogramësh nga barku i pacientes

16 Shkurt 2026
A A
Rast i rrallë në Spitalin e Mitrovicës: Mjekët heqin tumor 4 kilogramësh nga barku i pacientes
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndërhyrje kirurgjikale e ndërlikuar është realizuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku ekipi mjekësor ka hequr një tumor të madh, pesha e të cilit arrinte deri në 4 kilogramë.

Pacientja, Sh.K., 58 vjeçare, u pranua në repartin e Kirurgjisë me ankesa të rënda, përfshirë dhimbje të forta, fryrje të barkut dhe pengesa serioze në tretje.

“Pas ekzaminimeve të detajuara imazherike dhe laboratorike, ekipi mjekësor e diagnostikoi pacienten me Tumor Permagna abdominis (tumor me përmasa shumë të mëdha në bark, rreth 4 kilogramë). Po ashtu, ajo kishte edhe Peritonitis serosa (inflamacion i membranës së barkut me grumbullim lëngu)”, thuhet në njoftim.

Mjekët e Spitalit të Mitrovicës morën një vendim të shpejtë për ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme, duke u përballur me një situatë mjaft të rrezikshme. Operacioni konsistoi në heqjen e plotë të tumorit, eksplorimin e hollësishëm të zgavrës së barkut, pastrimin e saj dhe vendosjen e drenazhit për të siguruar rikuperim të plotë.

“Gjatë operacionit, ekipi arriti të hiqte me sukses masën tumorale që peshonte rreth 4 kilogramë, duke i rikthyer pacientes funksionet vitale dhe duke eliminuar rrezikun për jetën. Aktualisht, pacientja është në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa masa tumorale është dërguar për ekzaminim histopatologjik në Institutin e Patologjisë në QKUK”, thuhet tutje.

Ky sukses kirurgjik është rezultat i një pune ekipore të koordinuar, ku kontribuuan mjekë dhe infermierë, si Dr. Fatbardh Rexha dhe Dr. Linda Uka-Musa, teknikat e anestezionit Naser Spahiu dhe Besarta Mehmeti, instrumentaret Ferdane Bulliqi dhe Nerxhihane Çuni, si dhe infermierët Alma Musa, Besmire Mustafa dhe Rafet Bahtiri.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 491)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 647)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (260)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com