Sheshi i Prishtinës ka filluar të zbukurohet për të festuar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Për nder të kësaj dite historike, flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vendosur në shesh, ndërsa Monumenti “NEWBORN”, i cili ndryshon çdo vit për të shënuar pavarësinë, është duke kaluar një tjetër transformim artistik.
Ky monument ka një traditë të veçantë, duke përcjellë mesazhe të fuqishme shoqërore dhe kulturore çdo vit.
