Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë dha fjalën e tij përfundimtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku deklaroi se është i pafajshëm dhe hodhi poshtë akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Pas kësaj, djali i tij, Endrit Thaçi, përmes një postimi në Instastory, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen gjatë këtyre viteve, duke theksuar se ka qenë një periudhë e vështirë për familjen.
“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë. Faleminderit secilit që na qëndroi pranë, miqve, qytetarëve, institucioneve, avokatëve dhe mediave që nuk heshtën. Respekt pa fund!”, thuhet në postimin e tij.
