Një aksident trafiku ka ndodhur sot te rrethi i QMI-së, në rrugën për Lipjan.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shihet një veturë e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa një kamion është i rrotulluar në rrugë. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti dhe nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitet përkatëse për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën.