DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një futbollist shqiptar po dominon në Superligën e Serbisë

22 Shkurt 2026
A A
Një futbollist shqiptar po dominon në Superligën e Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Një shqiptar është futbollist i momentit në Superligën e Serbisë.

Bëhet fjalë për Driton Camajn, që po shkëlqen për Novi Pazarin. Në klubin e qytetit në afërsi të kufirit me Kosovën, në të cilin shumica e banorëve janë boshnjakë, Camaj u transferua më 19 janar dhe firmosi kontratë të vlefshme vetëm deri në verë. Por shkëlqimin e ka nisur menjëherë.

Nisi me dy gola më 1 shkurt në barazimin 2:2 me Spartakun. Nuk shënoi në humbjen e thellë nga Cërvena Zvezda, kurse ndaj OFK Beogradit realizoi gol në fitoren 2:1. Dhe të shtunën shkëlqeu me dy supergola në fitoren 3:0 të Novi Pazarit ndaj Vojvodinës në Novi Sad.

Camaj është nga Malësia dhe i ka 28 paraqitje e dy gola për Malin e Zi.

Ka luajtur për Buduqnostin e Podgoricës, Inter Zapreshiqin në Kroaci, Deçiqin e Tuzit, Lovçenin e Cetinës, Iskra Danilovgradin. Më pas për pesë vjet ishte te Kisvarda në Hungari. Në këtë vend luajti edhe për Kecskemetin, kurse së fundi ishte tek Astana në Kazakistan. Nuk kishte periudhëm më të mirë atje dhe vendosi ta pranojë ofertën e Novi Pazarit.

Camaj mban fanellën me numrin 10 te Novi Pazari, kurse luan sulmues krahu.

Novi Pazari, që ka shumë kundërshtarë në Superligën e Serbisë, është në vendin e katërt, pas Zvezdës, Partizanit të Beogradit dhe Vojvodinës.

Futbollistë shqiptarë shumë rrallë luajnë në kampionatin e Serbisë, kryesisht për shkak të urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve.

Te Novi Pazari, Camaj ka gjetur skuadrën ku po shkëlqen dhe ku ka përkrahje të madhe të tifozëve. Një grup i tifozëve e përkrahën Novi Pazarin edhe në Novi Sad. Ndërkohë qindra të tjerë e pritën skuadrën pas kthimit në Novi Pazar, në mesnatën mes të shtunës e të dielës.

“Të them të drejtën, jam shumë i kënaqur. Nga fillimi kam ndier se sa shumë njerëzit në klub më duan. Jam pranuar shumë mirë, si nga drejtuesit e klubit ashtu edhe nga bashkëlojtarët. Fillimi është i ëndrrave, nuk kam mundur të uroj për fillim më të mirë. Do të mundohem të vazhdoj në këtë ritëm për sa kohë të jetë e mundur”, ka thënë Camaj për mediat e Malit të Zi.

Ai ka folur edhe për atmosferën e futbollit në qytetin e Novi Pazarit.

“Është fenomenale. Nga njerëzit e klubit, te njerëzit e qytetit, tifozët, të gjithë frymojnë si një. Kur janë ndeshjet është festë. Më duket se koha ndalet. Të gjithë shkojnë në stadium. Këtu kam përjetuar emocion tjetër. Jam shumë i kënaqur me të gjitha që kam parë”, ka theksuar 28-vjeçari Camaj.

Jo rrallë tifozët e zjarrtë të Novi Pazarit kanë bërë thirrje pro-Kosovës dhe kundër Serbisë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com