Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës përgjatë së dielës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, në një prononcim për Gazetën ka thënë se viktima, 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në spital.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen””, ka thënë Zahiti.
Zahiti ka shtuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
