DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Kam pasur dy gra ruse”- Bill Gates flet për udhëtimet me Epsteinin

25 Shkurt 2026
A A
“Kam pasur dy gra ruse”- Bill Gates flet për udhëtimet me Epsteinin
Share on FacebookShare on Twitter

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar se ka pasur dy lidhje jashtëmartesore me gra ruse gjatë martesës me ish-bashkëshorten e tij tashmë, Melinda French Gates, si dhe ka kërkuar falje për kontaktet e tij me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi të brendshëm me stafin e fondacionit të tij, raportoi The Wall Street Journal.

Gates, 70 vjeç, konfirmoi se kishte udhëtuar me avion privat me Epstein dhe se kishte kaluar kohë me të në SHBA dhe jashtë vendit, por mohoi çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme.

 

“Nuk bëra asgjë të paligjshme. Nuk pashë asgjë të paligjshme. Për të qenë i qartë, nuk kam kaluar kurrë kohë me ‘viktimat’ apo gratë rreth tij,” mësohet të ketë thënë ai.

Ai shtoi se kishte pasur dy lidhje jashtëmartesore: një me një lojtare ruse të bridge, Mila Antonova, dhe një tjetër me një fiziciene bërthamore ruse, të cilën e kishte njohur përmes aktiviteteve profesionale.

Sipas raportimit, Epstein kishte kërcënuar më herët Gates në lidhje me marrëdhënien me Antonova. Në një email të vitit 2013 drejtuar këshilltarit të tij shkencor, Boris Nikolic, Epstein pretendonte se Gates rrezikonte reputacionin e tij publik për shkak të lidhjeve jashtëmartesore.

Në një tjetër email, që dyshohet se ishte dërguar nga vetë Epstein duke u paraqitur si Nikolic, përmendej një “mosmarrëveshje martesore” mes Gates dhe Melinda-s, si dhe pretendime të tjera personale. Nikolic ka deklaruar se email-et nuk janë shkruar prej tij dhe as me kërkesën e tij.

Gates pranoi se kishte takuar Epstein në Nju Jork, Gjermani, Francë dhe Uashington, por theksoi se nuk kishte vizituar kurrë ishullin privat të financierit.

Ai gjithashtu pranoi se ish-bashkëshortja e tij kishte qenë gjithmonë skeptike për lidhjet e tij me Epstein. “Për t’i dhënë meritën, ajo ishte gjithmonë disi skeptike për çështjen Epstein,” tha Gates.

Gjatë takimit me stafin, Gates kërkoi falje për ndikimin që kjo çështje ka pasur në reputacionin e fondacionit të tij. “Kërkoj falje ndaj njerëzve që janë përfshirë në këtë për shkak të gabimit tim. Është krejtësisht në kundërshtim me vlerat dhe qëllimet e Fondacionit”, deklaroi ai.

Më herët, Gates e kishte cilësuar si “naivitet” vendimin për të kaluar kohë me Epstein, duke thënë se kishte menduar se kjo do ta ndihmonte në filantropinë globale të shëndetësisë, por në fakt rezultoi “një gabim i madh”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com