Presidenca e Kosovës, janë deklaruar rreth takimit që presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Gjatë takimi, siç bën të ditur presidenca, Osmani theksoi se marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe njëkohësisht strategjike, të natyrshme e të pazëvendësueshme.
‘’ Presidentja Osmani dhe ministrja Spiropali, ndër të tjera diskutuan edhe për pjesëmarrjen e Kosovës dhe Shqipërisë si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, duke vlerësuar se kjo platformë i afron të dy vendet edhe më shumë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët strategjikë globalë, si dhe rrit profilin e tyre ndërkombëtar dhe rolin si kontribuuese në paqe e siguri globale’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur edhe se, Osmani diskutoi për koordinim të vazhdueshëm diplomatik për njohjet e reja, mbështetjen në organizata ndërkombëtare si NATO, Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera.
