Deputetja Hykmete Bajrami, këtë legjislaturë nuk është shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Sipas Lutfi Hazirit, nënkryetarit të kësaj partie, vetë Bajrami nuk ka dashur ta marrë këtë pozitë.
“Hykmete Bajrami po e them me përgjegjësi të plotë ka dhënë dorëheqje prej nënkryetares dhe grupit parlamentar. Ka dhënë dorëheqje sa ka qenë në detyrë. Hykmete Bajrami me vullnet të saj është larguar prej detyrës. Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje për motive tjera, ka dhënë qëndrimin e vet politik”, tha ai.
Ndërkaq, për zgjedhjen e Jehona Lushaku-Sadriut në këtë pozitë, Haziri ka thënë se nuk ka qenë vetëm vendimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku.
“Emri i Jehonës ka ardhur natyrshëm, pas konfirmimit të mandatit”, tha Haziri.
