DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtrenjtimi i rrymës: ZRRE tregon se kur pritet ta marr vendimin

26 Shkurt 2026
A A
ZRRE thotë se ka marrë mbështetje në Vjenë për “rritjen” e çmimit të energjisë elektrike
Share on FacebookShare on Twitter

Afro një muaj ka kaluar që nga momenti kur tre operatorët energjetikë kërkuan rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

KEDS, KESCO dhe KOSTT para disa javësh iu drejtuan Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, duke kërkuar ndryshimin e çmimeve të rrymës.

Aktualisht, kërkesa e tyre është ende në fazën e shqyrtimit nga ZRRE.

“Vlerësimi i këtyre aplikacioneve është në proces dhe po kryhet nga ekspertët e ZRRE-së, përmes analizës së detajuar teknike dhe financiare, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi. Pas përfundimit të vlerësimit, raportet përkatëse dhe propozimet tarifore do të publikohen dhe do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejme, përfshirë konsultimin publik, para marrjes së çdo vendimi final”, thuhet nga ZRrE.

Por cili pritet të jetë vendimi i ZRRE-së?

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk do të ketë rrugëdalje tjetër, përpos të ngrit edhe një herë tarifat e energjisë elektrike, konsumatorëve të Republikës së Kosovës”, shprehet Adhurim Haxhimusa-ekspert i energjetikës.

Madje sipas ekspertit të energjetikës, Adhurim Haxhimusa kjo po ndodh për shkak të disa telasheve në prodhimin e energjisë nga KEK.

“Rritja e kostos së energjisë elektrike në 2025 është edhe si rezultat i renovimit të një blloku të Kosovës B. Ky bllok ishte për një kohë të gjatë jashtë funksionit dhe Kosova u detyrua të importojë energji elektrike më shumë se sapo të ishte ky bllok në funksion”, vlerëson Haxhimusa.

Rritje të tarifave të energjisë elektrike presin edhe nga grupi “Asnjë cent më shumë”.

Por nëse ndodh një gjë e tillë, pritet që të organizohen edhe protesta.

“Jemi në diskutime për masat apo hapat të cilat ne do të ndërmarrim si iniciativë qytetare për të kundërshtuar këtë vendim sepse e dimë që do të ketë pasoja të mëdha, qoftë për njerëzit apo për bizneset që jetojnë dhe punojnë këta njerëz. E normalisht që nuk do të heshtim, janë në plan edhe protestat, edhe aktivitet të tjera, për ta kundërshtuar këtë vendim”, thotë Luan Hasanaj.

KESCO ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurim të furnizimit të qëndrueshëm me energji.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 459)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 273)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (251)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com