DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sekuestrohet në Qerret apartamenti i ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i dyshuar për trafikim të heroinës

26 Shkurt 2026
A A
Sekuestrohet në Qerret apartamenti i ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i dyshuar për trafikim të heroinës
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit (SPAK) në Shqipëri ka sekuestruar një apartament që ndodhej në pronësi të Shemsi Bahtirit, ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një bosi të dyshuar të drogës.

Apartamenti i të dyshuarit për trafikim të narkotikëve – i cili aktualisht është i paraburgosur në Kosovë – ndodhej në bregdetin shqiptar në Qerret të Kavajës.

Sekuestrimi nga SPAK i pronës së Bahtirit ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Kosovë, shkruan të enjten portali VNA.al, pasi kishte dyshime të forta se paratë e drogës i kishte investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Por, SPAK ka arritur të verifikojë vetëm apartamentin në Qerret si pronë nën pronësinë e Bahtirit.

Shemsi Bahtiri u arrestua në një aksion masiv të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës më 3 qershor të vitit 2025, të koduar nën emërtimin “Qielli i Thyer”. Bahtiri u arrestua nën dyshimet për trafikim të heroinës dhe shpëlarje të parave.

Pas arrestimit, në rrjetet sociale u shfaqën fotografi të tij në shoqërinë e Xhelal Sveçlës, ministrin e Punëve të Brendshme dhe të tjera imazhe e tregonin atë brenda zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bahtiri ishte prej kohësh anëtar i Vetëvendosjes. Një ditë pas arrestimit, më 4 qershor, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi nga partia “bosin e drogës”.

Pjesë e të njëjtit hetim të Prokurorisë Speciale ishte edhe Brilant Bahtiri, djalin e Shemsi Bahtirit. Por, që nga qershori i vitit të kaluar ai ndodhet në arrati nga organet e rendit dhe të drejtësisë.

Pas operacionit, Policia e Kosovës sekuestroi në Kosovë dy vetura luksoze në pronësi të Brilant Bahtirit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 459)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 268)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (251)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com