Kryeministri i Edi Rama ka njoftuar një ristrukturim të kabinetit qeveritar, duke bërë 7 ndryshime të rëndësishme në poste ministeriale.
Në këtë ristrukturim, Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre, Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm, Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili merr Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu udhëheq Ministrinë e Drejtësisë, dhe Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes.
Si pasojë e këtyre ndryshimeve, nga qeveria largohen Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali.
