DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“E papranueshme”: Gjermania, Britania e Spanja dalin kundër propozimit të Trumpit për Gazën

5 Shkurt 2025
A A
Trump thotë se ai i ndaloi tarifat pasi Meksika ra dakord të vendoste trupa në kufi
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania, Britania, Franca, Spanja, Kina e disa shtete të tjera kanë dalë kundër propozimit të presidentit amerikan, Donald Trump, që ShBA-ja ta marrë përsipër Gazën dhe që popullsia e enklavës të zhvendoset diku tjetër.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një deklaratë tha: “Një zhvendosje e popullsisë civile palestineze nga Gaza jo vetëm që do të ishte e papranueshme dhe kundër së drejtës ndërkombëtare. Kjo gjithashtu do të çonte në vuajtje të re dhe në urrejtje të re”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Kryediplomatja gjermane shtoi se nuk duhet të ketë një zgjidhje “mbi kokat e palestinezëve” dhe se e vetmja zgjidhje mbetet ajo me dy shtete.

Kundër propozimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë doli edhe Mbretëria e Bashkuar. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lamy, në një konferencë për gazetarë gjatë vizitës në Kiev të Ukrainës tha: “Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë në besimin tonë se duhet të shohim dy shtete. Ne duhet t’i shohim palestinezët tek jetojnë dhe prosperojnë në atdhetë e tyre në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.”

Qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Spanja. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha: “Dua të jem shumë i qartë për këtë: Gaza është toka e palestinezëve të Gazës dhe ata duhet të qëndrojnë në Gaza.”

“Gaza është pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez që Spanja e mbështet dhe duhet të bashkekzistojë duke i garantuar mirëqenien dhe sigurinë e shtetit izraelit” – shtoi ai.

Më herët të mërkurën, gazeta “Nacionale” raportoi se kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza kanë dalë edhe Arabia Saudite e Franca. Ditë më parë, qëndrim të njëjtë shprehu edhe Egjipti.

KATEGORITË

  • Botë (1 099)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 576)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com