Sot ka ndërruar jetë punëtori i kësaj korporate, Eshref Krasniqi.
I ndjeri ishte i angazhuar në Departamentin FPX – DPQ në KEK, ndërsa njihej si kryepunëtor i elektros në FPX – Palaj.
Krasniqi vlerësohej si punëtor i përkushtuar, njeri i urtë dhe i respektuar nga të gjithë bashkëpunëtorët.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 28.02.2026, në ora 15:45, në varrezat në hyrje të fshatit Zhilivodë, në rrugën Vushtrri – Zhilivodë.
