Në një deklaratë të shpërndarë medieve, kryetari i lëvizjes Kosova Multietnike Radomir Dimiç, ka kërkuar që lidhur me të dhënat e fundit të publikuara nëpër media për krimet në luftën e Bosnjës dhe përfshirjen e Aleksandër Vuçiqit në ato krime të krijohet një trupë e drejtësisë ndërkombëtare- Gjykatë, para së cilës do të duhej të jep llogari edhe presidenti i Serbisë.
Këtë reagim Dimiç e bënë duke u mbështetur dhe bazuar në një deklaratë të kryeministrit Kurti i cili është lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që adreson një kërkesë të tillë.
“Multietnika e Kosovës vazhdon dita-ditës të ndjekë me përgjegjësi dhe vëmendje të veçantë të gjitha informacionet, gjetjet dhe gjurmët relevante lidhur me krimin më monstruoz dhe më morbid, të ashtuquajturin “Sarajevo Safari” që ndodhi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kontekst, si kryetar i Multietnikës, nuk mund të mos dënoj me indinjatën dhe nderin më të madh terrenin e përgjakshëm të ekzekutimit të Sarajevës, ku mbi 14 mijë fëmijë u plagosën, ndërsa çdo i dhjetë fëmijë vritet nga një snajper në kokë, nga duart e pasanikëve dhe të egërsirave nga anët e ndryshme”, thotë Dimiç.
Sipas tij ky krim i zbuluar sado me vonesë nuk duhet të amnistohet por të hetohet e gjykohet në një tribunal të Hagës.
“Dhe çfarë turpi dhe eklipsi i drejtësisë dhe brutalitetit të Gjykatës së Hagës është ky që asnjë snajper nuk u mbajt përgjegjës për të. Pikërisht për këtë, konstatoj se edhe deklarimi dhe kërkesa e fundit e kryeministrit të Kosovës që të formohet një gjykatë e posaçme ndërkombëtare për “Safarin e Sarajevës” është një thirrje me arësye të plotë. Meqë ra fjala, Kurti është lideri i parë politik dhe kreu i një qeverie që e ka vënë presidentin serb në lidhje me organizimin e gjuetisë dhe që e akuzon atë për të shtëna në Sarajevën e rrethuar ku u vranë mbi 11 mijë njerëz”, vazhdon tutje deklarata e Radomir Dimiç.
Hapja e një procesi të tillë sipas Dimiçit do t’a fundiste tërë karrierën politike dhe kriminale të Aleksandër Vuçiqit. Do të ishte degradimi më i madh njerëzor i Aleksandër Vuçiqit, nëse ndonjë nga përfshirjet e tij në këtë ekspeditë të përgjakshme të qiramarrësve dekadentë që qëlluan për para do të vërtetohej vërtet ligjërisht dhe ligjërisht, prandaj edhe gazetari investigativ kroat, i diskutueshëm, Domagoj Margetič, bëri kallëzim penal në prokurorinë italiane”, thotë Dimiç.
Në këtë kuptim, ai deklaron se avokatinë e Albin Kurtit për të hetuar dhe gjykuar krimet për vrasjen e civilëve boshnjakë, e konsideron si ide dhe akt të lartë moral e politik, dhe një ide shumë të rëndësishme, sepse dëshmon se lufta e viteve ’90 nuk ka përfunduar shoqërisht.
