DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çka tha Rizvanolli kur u pyet nga prokurori pse komunikonte me Mihalin për energji e çështje zyrtare?

5 Shkurt 2025
A A
Çka tha Rizvanolli kur u pyet nga prokurori pse komunikonte me Mihalin për energji e çështje zyrtare?
Share on FacebookShare on Twitter

Para rreth dy muajsh, ministrja Artane Rizvanolli ishte ftuar dhe paraqitur në Prokurori, në cilësinë e dëshmitares për rastin e aferës së ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, e cila peshon mbi 36 milionë euro dëm për buxhetin e Kosovës. 

Tashmë janë publikuar pjesë nga dëshmia e Rizvanollit, e cila karakterizohet me fjali si: “Nuk e di…”, “Mund të ketë qenë”, “Nuk më kujtohet”.

Në një pjesë të dëshmisë të cilën e ka siguruar Nacionale, Rizvanolli pyetet edhe për grupin e famshëm të Whatsappit, ku bënte pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ajo që njihet si “masha” e Vetëvendosjes, Dejona Mihali.

Rizvanolli pyetet për praninë e kryeministrit Albin Kurti në këtë grup të WhatsApp-it si dhe për atë se pse “një person privat me emrin Dejona Mihali” duhej të ishte në atë grup.

Prokurori: Dhe në këtë komunikim në grup ka qenë i përfshirë edhe Kryeministri, zv.Kryeministri dhe zyrtarë tjerë shtetërorë, a është e saktë?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet kush ka qenë saktësisht në grup, por po.

Prokurori: A është e saktë se në këtë grup ka qenë edhe shtetasja Dejona Mihali?

Dëshmitarja: Mund të ketë qenë për një kohë në grup.

Prokurori: A është Dejona Mihali zyrtare e institucioneve shtetërore?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: A është zyrtare e Ministrisë ku ju e ushtroni detyrën?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: Me aq sa keni njohuri a është zyrtare e KEK-ut?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: Në lidhje me situatat qoftë emergjente apo të rregullta në KEK a jeni konsultuar me Dejona Mihalin?

Dëshmitarja: Me sa më kujtohet në kuadër të grupit në WhatsApp.

Prokurori: Pse keni komunikuar çështje zyrtare me një person privat?

Dëshmitarja: Dejona është koordinatore e komiteteve profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje ku përfshihet komiteti për energji dhe në këtë kontest ka njohuri për politikat e Lëvizjes Vetëvendosje për sektorin e energjisë.

Prokurori: Besoj që në ministrinë ku ju udhëhiqni keni zyrtarë të fushës përkatëse me ekspertizë, pse keni nevojë të konsultoheni me një person që nuk është pjesë e institucioneve?

Dëshmitarja: Për qartësim jemi duke folur me një grup jo formal ku është diskutuar për çështje të ndryshme të energjisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 455)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 239)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com