Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të dal sot par gjykatës.
Krasniqi në Gjykatën e Prishtinës do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.
Rikujtojmë se Krasniqi është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.
Seanca është planifikuar të nisë nga ora 09:30.
