DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aktakuzë për pastrim parash ndaj ish-komandantit të UÇK-së

2 Mars 2026
A A
Aktakuzë për pastrim parash ndaj ish-komandantit të UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë A.V., për veprën penale “Pastrim i parave”.

Sipas aktakuzës, A.V. më 26 shtator 2019 në Pejë, duke qenë në dijeni se pasuria e caktuar buron nga aktivitet kriminal, ka transferuar mjete financiare me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe burimit të tyre.

“Ai dyshohet se ka deponuar në bankë shumën prej 50 mijë euro, duke e paraqitur atë kinse si të ardhur nga shitja e një shtëpie, si dhe ka marrë kredi bankare në vlerë prej 20 mijë euro. Sipas prokurorisë, të gjitha mjetet në shumën totale prej 70 mijë euro janë transferuar në dy llogari bankare të personave me inicialet A.Ll., me të cilët i pandehuri ka lidhur kontratë. Megjithatë, sipas aktakuzës, A.V. në fakt nuk ka pranuar asnjë të hyrë nga shitja e pretenduar e shtëpisë”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime, sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të “Pastrimit të parave”. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë”, thuhet tutje në njoftim.

Mediat mësojnë se aktakuza është ngritur ndaj ish-komandantit të UÇK-së Azem Veselit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 452)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 204)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com