Denis Bytyqi është dënuar me 2 vjet burgim dhe Enis Bytyqi me një vjet burgim, nën akuzat për përçarje dhe mosdurimit, e ku në rrjetet sociale “facebook” dhe “tiktok” kishin për thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.
Ndonëse nuk ishin të pranishëm, megjithatë, aktgjykimin dënues e shpalli kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Viloeta Namani – Hajra, ndërsa në trup gjykues ishte Lutfi Shala si dhe Kushtrim Shyti.
Me këtë rast, Denis Byqyit i ndërpritet masa e paraburgimit, me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për vazhdimin e kësaj mase.
Ndaj këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit në formë të shkruar.
Gjykatësja theksoi se telefonat që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, konfiskohen.
Ndryshe, dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare më 9 tetor 2025.
