Irani po demonstron fuqinë e tij ushtarake dhe propagandistike. Pas sulmeve të përsëritura ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit, Teherani publikoi një video që tregon “ushtrinë” e tij të dronëve dhe raketave.
Pamjet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Fars e Iranit tregojnë dhjetëra dronë në tunele nëntokësore dhe raketa iraniane të montuara në lançues. Muret e këtyre tuneleve janë të mbuluara me flamuj iranianë dhe në një moment është varur një foto e Ajatollah Ali Khameneit.
Dronët në fjalë ngjajnë me Shahed-136. Videoja përfshin gjithashtu skena të lançimit të dronëve dhe raketave, me sa duket në një përpjekje nga Teherani për të treguar fuqinë e zjarrit që përdor për t’u hakmarrë kundër armiqve të tij.
