Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti.
Abdixhiku është pyetur nga gazetarët rreth votës së LDK-së për Vjosa Osmanin.
Ai shkurt është shprehur: “Nuk kemi thënë asnjëherë që kemi apo s’kemi votë për zonjën Osmani”.
I pyetur nëse LDK do të mbështesë presidenten aktuale Vjosa Osmanin
“Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona, në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, u shpreh ai.
