DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

5 Mars 2026
A A
Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ku edhe u bë rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, tha FSK është trashëgimtare e UÇK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte zëri i një populli të shtypur. Ishte organizimi i guximit dhe shpresës që u ngrit kundër padrejtësisë. Ishte ndërgjegjja kombëtare që nuk pranoi të heshtë. Epopeja e marsit ’98 është dëshmi se liria fitohet me sakrificë, me unitet, me besim në të drejtën tonë për të jetuar të lirë në vatrat tona shekullore. Sot krenaria jonë nuk qëndron vetëm në të kaluarën. Ajo marshon para nesh me uniformë moderne, me profesionalizëm të lartë dhe me përkushtim të palëkundur ndaj Republikës sonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare denje e UÇK-së. Ajo bart në zemër idealin e lirisë dhe në duar mban përgjegjësinë e sigurisë së vendit. E trajnuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, e pajisur me kapacitete moderne dhe me trupa të përgatitur profesionalisht, FSK-ja sot është e gatshme për çdo sfidë. FSK-ja jo vetëm që është e aftë ta mbrojë atdheun në çdo kohë, por është gjithashtu e përgatitur të kontribuojë edhe në misione ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë globale”, tha Osmani.

Ajo po ashtu tha se në Prekaz, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan shtëpinë në kështjellë rezistence, e gjakun e tyre në vulë të lirisë.

“Në këtë manifestim madhështor për Epopenë e UÇK-së në ditën e kazermës ‘Adem Jashari’, ne rikujtojmë çmimin e lirisë dhe betimin që u bë që ne sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet. Në këtë tokë që dikur u drodh nga krismat e armëve të lirisë, sot qëndron krenare kazerma ‘Adem Jashari’, një emër që nuk është thjesht emërtim institucional, por është mbi të gjitha një amanet. Është përkujtim i përjetshëm i një figure që është bërë simbol i përjetësisë kombëtare, komandantit legjendar Adem Jashari dhe i gjithë familjes Jashari. Ata nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por zgjodhën sakrificën, përballjen dhe mbi të gjitha përjetësinë. Në Prekaz, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan shtëpinë në kështjellë rezistence, e gjakun e tyre në vulë të lirisë dhe të pavarësisë sonë. Familja Jashari është altar i lirisë kombëtare dhe krenari e çdo shqiptari”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com