DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pretendimi se NATO ka lëshuar raketa nga Kosova, deklarohet KFOR

5 Mars 2026
A A
Pretendimi se NATO ka lëshuar raketa nga Kosova, deklarohet KFOR
Share on FacebookShare on Twitter

KFOR ka dal me reagim për pretendimet se që po qarkullojnë në rrjetet sociale se “NATO ka lëshuar raketa nga Camp Bondsteel apo objekte të tjera të NATO-s në Kosovë drejt Iranit”

KFOR tha se ky pretendim është “i rremë” dhe se NATO e hedh poshtë plotësisht një gjë të tillë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka bërë të qartë se NATO si organizatë nuk është e përfshirë në fushatën aktuale ajrore kundër regjimit iranian.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë rol kyç në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol kyç në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, përfshirë edhe në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të dislokuara në KFOR. Ato udhëheqin Komandën Rajonale Lindje (RC-East) të misionit. RC-East kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra, përfshirë patrullimet, ushtrimet, angazhimet me përfaqësues të të gjitha komuniteteve lokale, si dhe mbështetjen për projekte të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

KFOR rithekson se misioni i saj vazhdon të përmbushë mandatin për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com