Përplasja mes kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon ende.
Nga kabineti i Osmanit, sot këshilltaret, Donika Kadaj dhe Egnesa Vitia, kanë shpërndarë një video të ministrit Hekuran Murati, i cili më herët kishte deklaruar se vendi shkon në zgjedhje nëse deri me 4 mars nuk zgjidhet presidenti i ri.
Por Ndryshe nga fjalët e Muratit, sot LVV dhe Kurti po thonë se duhet të pritet afati 60 ditorë për t’u shpërndarë Kuvendi, duke e kundërshtuar kështu dekretin e presidentes Osmani për të shpërndarë Kuvendin.
