DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vazhdojnë përplasjet mes kampit të Kurtit dhe Osmanit, kësaj radhe reagon Murati

7 Mars 2026
A A
Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi atij iu është shpërndarë një deklaratë në rrjete sociale nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani, se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërbëhet menjëherë pasi nuk arrin të zgjidhet çështja e presidentit.

Murati me anë të një deklarimi në ‘Facebook’ ka thënë se deklarata e tij vlen për situatën e zhvillimit të tri raundeve të votimit dhe në rastin kur asnjë nga kandidatët s’ka marrë 61 votat e nevojshme.

“Sado që ndjehem i nderuar që deklarata ime qenka marrë si referencë juridike nga kabineti i Presidentes, më duhet ta sqaroj përsëri që deklarata ime vlen për situatën ku pasi janë zhvilluar 3 raunde votimi dhe asnjë kandidat nuk ka marre 61 vota, shpërndahet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje, sipas Nenit 86 (6) të Kushtetutës. Mirëpo dekreti i lëshuar dje nuk është marrë mbi bazën e Nenit 86 (6), por mbi bazën e Nenit 82 (1.3)”, deklaroi ai.

Murati e ka quajtur dekretin anti-kushtetues, meqë sipas tij, neni 82, pika 1.3, parasheh 60 ditë afat që nga nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit, para se të shpërndahet Kuvendi.

“Prandaj në mënyrë që dekreti të qëndronte, NUK do duhej të merrej në ditën e dytë, por tek pasi të ishin konsumuar 60 ditë, siç e përcakton Kushtetuta. Kësisoj, dekreti është në shkelje të Kushtetutës”, ka deklaruar Murati.

Kabineti i Osmanit ka shpërndarë të shtunën një deklaratë të Muratit teksa thoshte se nëse nuk zgjidhet presidenti ose presidentja e re deri më 4 mars duhet të shpërndahet Kuvendi.

“Më 4 mars duhet me e zgjedhë presidentin ose presidenten e re. Nëse nuk zgjidhet duhet me u shpërnda kuvendi apo jo”, ishte shprehur Murati javë më parë, sipas videos së publikuar në rrjete sociale nga këshilltaret e Osmanit, Donika Kadaj dhe Egnesa Vitia. Videon e shpërndau edhe shefja e stafit, Learta Hollaj.

VV’ja ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese dekretin e presidentes.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com