Çmimi i derivateve në Kosovë ka shënuar rritje, ku në disa pika të karburanteve një litër naftë po shitet deri në 1.52 euro.
Çmimet e dizelit aktualisht sillen rreth 1.44 deri në 1.52 euro për litër, ndërsa benzina arrin deri rreth 1.28euro.
Lëvizjet e çmimeve lidhen kryesisht edhe me zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe tensionet e luftës në Lindjen e Mesme të cilat reflektohen edhe në tregun kosovar.
Në ditët e fundit është raportuar rritje e shpejtë e derivateve, me çmime që ndryshojnë nga njëra pikë karburanti në tjetrën.
