DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

DnV: Dyshojmë se ngjyra matrikuluese për zgjedhje si përmbush standardet, KQZ të ndërmarrë veprime

5 Shkurt 2025
A A
DnV: Dyshojmë se ngjyra matrikuluese për zgjedhje si përmbush standardet, KQZ të ndërmarrë veprime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 21qershor të këtij viti kishte miratuar vendimin për largimin e përdorimit të sprejit në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe përdorimin e ngjyrave matrikuluese.

Lidhur me këtë Demokracia në Veprim (DnV) është shprehur e shqetësuar, pasi kanë dyshime lidhur me dyshimet rreth kualitetit të ngjyrës matrikuluese që do të përdoret në ditën e Zgjedhjeve.

“Megjithatë, sipas informatave që DnV ka pranuar nga burime brenda KQZ-së, lapsi/ngjyra matrikuluese që është pranuar javën e kaluar përmes procedurave tenderuese nuk i ka përmbushur standardet e kërkuara. Sipas këtyre informatave, shenja e matrikulimit po qëndron në gisht pak kohë dhe e njejta mund të fshihet lehtësisht. Kjo do të mund të cenonte seriozisht integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se DnV-ja kërkon urgjentisht nga KQZ-ja që që të jetë transparente duke ofruar sa më shpejt informacione të plota dhe të sakta lidhur me këto dyshime.

“Po ashtu kërkojmë nga KQZ që të ndërmerr veprime konkrete dhe të gjejë zgjidhje alternative për identifikimin e votuesve, nëse vërtetohet se ngjyra matrikuluese e pranuar përmes tenderit nuk përmbush standardet e cilësisë”.

Këto do të jenë zgjedhjet e para, në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të ndryshojë metodën e verifikimit të votuesve, duke hequr dorë nga spreji i padukshëm dhe kontrolli i gishtërinjve me UV-llambë, dhe duke kaluar në përdorimin e lapsit/ngjyrës matrikuluese për të shenjëzuar gishtin e votuesit. Sipas specifikave teknike të kërkuara nga KQZ-ja, ngjyra matrikuluese do të duhej të qëndronte e dukshme në gisht për të paktën 48 orë.

KATEGORITË

  • Botë (1 145)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 674)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (138)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (895)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com