DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Isa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

9 Mars 2026
A A
‘Mashtrim’, ‘Altoparlante e gabuar’: Mustafa shterron logjikën e fjalëve të Osmanit në ShBA dhe tregon çfarë të sqarojë
Share on Facebook

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Presidentja Vjosa Osmani, për të “rrallën herë” gjatë mandatit të saj ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit.

“Në këtë rast ndaj bindjen se Presidentja Osmani ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit për të rrallën herë në mandatin e saj”, ka thënë Mustafa.

Ish-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thekson se “te ne, Kushtetuta lexohet me syza të ndryshme”, por megjithatë konsideron se “është mirë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht sulmeve që i bëhen kësaj Gjykate”.

“Unë e shoh se Kushtetuta e përcakton qartë se Presidenti zgjedhet më së largu 30 ditë pa skaduar mandati i Presidentit aktual”, potencon ai, duke i dhënë të drejtë Presidentes për vendimin e saj.

Osmani, të premten, në një konferencë për media, njoftoi se e ka shpërndarë Kuvendin pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit të enjten, kur ishte edhe afati i fundit për ta zgjedhur të parin e shtetit.

Seanca dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallën ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë – ata të koalicionit qeverisës: Lëvizja Vetëvendosje dhe ata të komuniteteve jo shumicë jo serb – nga 80 sa duhet të marrin pjesë në votim.

Nga VV-ja e kundërshtuan dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Albin Kurti dhe vartësit e tij pretenduan se është antikushtetues dhe kanë thënë se presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Nga ana tjetër, partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – thanë se shpërndarja e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën.

Të premten, Presidentja Osmani, të cilës i kanë mbetur më pak se një muaj në zyrën e Presidencës, thirri në takim krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja.

Nga partitë shqiptare, shkuan të gjithë liderët e partive opozitare – Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Mungoi vetëm Albin Kurti i VV-së.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 660)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 875)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (398)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com