Shtëpia e superyllit të muzikës pop, Rihanna, në Beverly Hills është goditur nga të shtënat me armë zjarri, thotë policia.
Oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit iu përgjigjën raportimeve për të shtëna me armë zjarri në orën 13:15 sipas kohës lokale (21:15 GMT) të dielën. Një i dyshuar u gjet dhe u vu në paraburgim, shkruan BBC.
Një zyrtar i policisë i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se shtëpia e shënjestruar i përkiste Rihannës dhe se në vendngjarje u gjetën gëzhoja pushkësh sulmi.
Askush nuk u lëndua në incident. Rihanna ndodhej në rezidencë në atë kohë.
