DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Gjëra të çuditshme ndodhin me tru”: Rashiq flet sërish për tokën e Manastirit, tregon se ka biseduar me Kurtin

9 Mars 2026
A A
Rashiq: Adresa ime e parë është Kurti, por jam i hapur edhe për opozitën
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka treguar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas deklaratës së tij për 24 hektarët e tokave të Manastirit të Deçanit.

Ai thotë se me kryeministrin ka biseduar për këtë punë, nëpërmjet telefonit.

“Unë pas vërtetimit tim që e kam bërë, që e kam dëgju pastaj… e vërtetova çka kam thënë, i thash kryeministrit që ndoshta është bërë një gabim…ngatërrova një fjalë me një fjalë tjetër”, ka thënë Rashiq, derisa bisedën e mbrëmshme me Kurtin e quan komunikim normal.

Sipas tij, është normale të gabosh, sepse thotë se gabimet ndodhin.

Rashiq e përshkruan veten si person që nuk gabon shumë dhe se zakonisht është i kujdesshëm sa i përket deklaratave që i jep. Por thotë se gjëra të çuditshme po ndodhin me trurin.

“Por duhet të kuptoni se nganjëherë po ndodhin gjëra të çuditshme edhe me tru, fiksohet një koncept në kokë dhe kur vjen koha pas tri vitesh që të tregoni saktë çka ka ndodh në atë moment, nuk është bash vështirë që ta qëlloni bash çdo herë çdo element dhe çdo detaj të vogël të gjitha këtyre proceseve. Në veçanti, këto tri vitet e fundit që konsideroj qenë po punojmë me një intensitet të lartë. Kështu që këto ndodhin”, ka thënë Rashiq.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 439)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 015)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com