DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raportet e Kurtit me Ramën, Osmani: Nëpër botë më thuhej ‘mirë me Serbinë por çka patët me Shqipërinë’?

10 Mars 2026
A A
Raportet e Kurtit me Ramën, Osmani: Nëpër botë më thuhej ‘mirë me Serbinë por çka patët me Shqipërinë’?
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka reflektuar për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë pas takimeve me liderë të vendeve të tjera që tha se ia përmendnin këtë çështje në takime.

Ajo tha se Kosova këto vite ka qenë “në një situatë sfidash të mëdha” kur i janë dashur aleatë.

“Llogariteni, kur unë vizitoja vende të ndryshme në botë dhe filloja të flisja për Serbinë, se sa po heqim nga Serbia – gjë që është e vërtetë – dhe përgjigja që e merrja ishte kjo: Mirë mirë me Serbinë, por me Shqipërinë çka patët? Si është e mundur që me Shqipërinë s’ia kaloni mirë? Dhe momente të tilla duhet ta bëjnë secilin lider të reflektojë. Dhe ne e kemi bërë pikërisht këtë”, tha Osmani në një intervistë në Syri TV.

Ajo tha se bashkëpunimi i saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin Bajram Begaj dhe me ministrat është “institucional dhe vetëm e vetëm në interes të Kosovës”.

Osmani tha se në të kaluarën dallimet mes Kosovës dhe Shqipërisë ishin më të vërejtshme.

“Në të kaluarën më shumë ka pasur fokus – po ju them sinqerisht – në këto dallimet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kohëve të fundit – për shkak se ne koordinoheshim paraprakisht, ta zëmë, për të kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës, koordinoheshim paraprakisht që të kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO, koordinoheshim paraprakisht për gjëra të tjera që janë në interesin tonë, si dhënia e statusit kandidat – nuk vëreheshin dallime në deklarimet tona në samite, rrjedhimisht edhe partnerët tanë më nuk diskutonin tema të tilla”, tha ajo.

“Por prej kur Kosova duhet t’ia mbyll derën Shqipërisë?”, tha ndër tjerash presidentja e Kosovës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 443)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 070)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (247)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com