DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova nga kriza politike në krizë politike – ndëshkimi dhe ngadalësimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian

11 Mars 2026
A A
Kosova nga kriza politike në krizë politike – ndëshkimi dhe ngadalësimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian janë njëkohësisht afër dhe shumë larg në rrugën e përafrimit. Mungesa e stabilitetit politik në vitet e fundit, që e ka kapluar Kosovën, ka ndikuar në ngadalësimin e shumë proceseve me rëndësi shumëdimensionale për qytetarët tanë. Masat ndëshkuese nga BE ndaj Kosovës kanë dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin ekonomik, proceset integruese, stabilitetin social, imazhin e vendit dhe shumë segmente të tjera, në dëm të qytetarëve dhe sektorit privat. Zgjedhjet maratonike të vitit 2025 nuk ofruan zgjidhje dhe tani Republika e Kosovës po hyn sërish nga një krizë në një krizë të re politike. Që në vitin 2026 Republika e Kosovës do të shkojë përsëri në zgjedhje parlamentare nuk vihet në dyshim; beteja është vetëm për kohën e përshtatshme që u konvenon partive politike. Kjo do të sjellë një kosto të re financiare në një kohë kur bota po hyn në krizën më të madhe ekonomike që nga viti 2008 dhe kur rreziku i përshkallëzimit të luftërave është çdo ditë e më i madh. Indikatorët ekonomikë në Kosovë janë shqetësues dhe ky eksperiment politik me zgjidhje të reja do ta dëmtojë edhe më shumë ekonominë e vendit tonë, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen shqetësuese të inflacionit. Pas fillimit të luftës në Iran, pasojat ekonomike të së cilës po e tronditin botën, në Kosovë ashpërsohet gjuha dhe urrejtja politike mes rivalëve, sikur asgjë nuk po ndodh rreth nesh. Bashkimi Evropian ka probleme të shumta dhe Kosova po bëhet çdo ditë e më pak në qendër të interesimit për të, ndërsa diplomacia jonë është pothuajse inekzistente. Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, sot e anuloi vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar, ndonëse mban postin evropian që nga dhjetori i vitit 2024. Fondet e Bashkimit Evropian për periudhën 2024–2027 pothuajse janë të humbura. Shumë marrëveshje financiare janë të paratifikuara, dhe kjo ndodh në një kohë kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për investime në zhvillimin ekonomik. Me këtë diskurs politik lind dyshimi se zgjedhjet nuk do të jenë zgjidhje, sepse në Kosovë luftohet për pushtet e jo për interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Fjalët kompromis dhe sakrificë tek politikanët vendorë duket se janë variabla të panjohura që nuk mund të ofrojnë zgjidhje. Nuk kemi arsye t’i kërkojmë fajtorët për këtë situatë diku jashtë. Fajtorët janë në Kosovë dhe lakmojnë për pushtet. Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian – sa afër e sa larg.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 445)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 105)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (248)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com