DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dita 4 e zhdukjes- Vazhdon operacioni i kërkimit të Alush Kastratit në Rahovec

11 Mars 2026
A A
Dita 4 e zhdukjes- Vazhdon operacioni i kërkimit të Alush Kastratit në Rahovec
Share on Facebook

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është duke vazhduar operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në fshatin Zatriq të Rahovecit, i cili për herë të fundit u pa, me datën 07 të këtij muaji.

Në njoftim shtohet edhe se, në operacionin e kërkimit janë angazhuar njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë, njësia me dron për monitorim nga ajri, njësia K9 me qen kërkues, si edhe Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së, zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe qytetarë vullnetarë që kanë ofruar mbështetje në terren.

‘’ Në këtë iniciativë mbështetje ka ofruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, duke kontribuar në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit, për të ndihmuar në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në fshatin Zatriq – Rahovec

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke zhvilluar një operacion të gjerë kërkimi pas raportimit për zhdukjen e viktimës Alush (Vesel) Kastrati, i cili për herë të fundit është parë me datën 07.03.2026 në fshatin Zatriq – Komuna e Rahovecit.

Menjëherë pas raportimit janë aktivizuar strukturat relevante të Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në drejtim të gjetjes së tij. Në kuadër të këtij operacioni, njësitë policore kanë dalë në terren dhe kanë zhvilluar patrullime intensive në një perimetër të zgjeruar kërkimi, duke përfshirë zona malore dhe hapësira të tjera përreth.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar: njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë, njësia me dron për monitorim nga ajri, njësia K9 me qen kërkues. Gjithashtu në këtë operacion janë përfshirë edhe Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së, zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe qytetarë vullnetarë që kanë ofruar mbështetje në terren.

Në këtë iniciativë mbështetje ka ofruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, duke kontribuar në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit, për të ndihmuar në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur.

Policia e Kosovës shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjitha institucionet, ekipet profesionale dhe qytetarët vullnetarë të cilët janë angazhuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në këtë operacion kërkimi, duke treguar solidaritet dhe bashkëpunim në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur.

Operacioni i kërkimit po vazhdon.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 322)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (407)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com