DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrustemi nuk dorëzohet, ua dërgon edhe një mesazh ambasadorëve: Na lini të gabojmë vet

11 Mars 2026
A A
Rrustemi nuk dorëzohet, ua dërgon edhe një mesazh ambasadorëve: Na lini të gabojmë vet
Share on FacebookShare on Twitter

Adnan Rrustemi, deputet i VV, ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet politike.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rrustemi ka vazhduar në mbrojtje të qëndrimit të tij rreth Gjykatës Kushtetuese dhe ambasadorëve, duke shtuar se ambasadorët duhet të na lënë të gabijmë vet.

“Gjykata Kushtetuese në këtë periudhë, deri më 31 mars, ka nevojë për t’u lënë që ta trajtojë rastin mbi baza meritore, objektive, të paanshme, të pandikueshme dhe të nxjerrë në fund një aktgjykim meritor. Unë e përsëris edhe njëherë, mbase e keni parasysh, unë kuptoj edhe interesin e diplomatëve për zhvillimet politike në Kosovë. Kjo është legjitime. Në këtë periudhë mendoj që është me rëndësi ta lënë edhe Gjykatën Kushtetuese, por edhe Kosovën në fund të fundit, që të përballet vetë me këto procese, sepse sado të vështira në dukje, këto e maturojnë Kosovën, e pjekin Kosovën edhe politikisht edhe institucionalisht. Le të na lënë të gabojmë, po flas si institucione, si vend, sepse nëpërmjet këtyre gabimeve edhe forcohemi dhe kalitemi për të ardhmen. Prandaj, është e vërtetë që të mos ketë takime dhe vizita në një periudhë që konsiderohet proces i gjykimit, sepse kjo është procedurë gjyqësore në fund të fundit. Dhe në një procedurë gjyqësore asnjë faktor, asnjë palë – jo vetëm palë në procedurë – por asnjë faktor i brendshëm nuk duhet të përfshihet e të mund të interpretohet apo të shihet si interferim. Unë e thashë që në të kaluarën e afërt, edhe kur them të kaluarën e afërt jo më larg sesa vitin e kaluar domethënë, e në të shkuarën e largët edhe më shumë ka pasur vizita të ambasadorëve dhe diplomatëve në Gjykatën Kushtetuese ose takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese pikërisht në proces të vendimmarrjes apo disa ditë para se të merret vendimi. Dhe mund t’i pyesni edhe ata, edhe vetë Gjykatën Kushtetuese edhe për aktualitetin edhe për rastin konkret”, tha Rrustemi

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 446)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 127)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (133)
  • Shpallje (1)
  • Sport (248)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com