DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiq: Do të shkoj në vendkalimin kufitar me Kosovën për t’i takuar serbët

13 Mars 2026
A A
Samiti i Komunitetit Politik më 16 maj në Tiranë, Vuçiq konfirmon udhëtimin në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se javën e ardhshme do të vizitojë një pikëkalim kufitar për të takuar serbët që hyjnë dhe dalin nga Kosova dhe për të diskutuar me ta rreth problemeve që lidhen me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjetet. Sipas tij, “rreth 10 mijë serbë, si dhe qindra profesorë, mjekë dhe mësues në veri të Kosovës mund të preken nga ky ligj”.

Vuçiqi ka thënë se po kërkohen zgjidhje për të shmangur pasoja të rënda për komunitetin serb dhe paralajmëroi masa mbështetëse, përfshirë ndihmë financiare për serbët më të varfër. Ai shtoi se pret mirëkuptim edhe nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, megjithëse sipas tij politika amerikane ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë thelbësisht.

Duke komentuar situatën politike, Vuçiqi kritikoi qeverinë e Albin Kurti dhe tha se çështja e Kosovës mbetet një nga sfidat më të mëdha për Serbinë. Ai përmendi edhe deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me këtë çështje.

Në planin rajonal, presidenti serb akuzoi Kroacinë se po mbështet aktivitete kundër Serbisë dhe shprehu shqetësim për një bashkëpunim të mundshëm ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, ai theksoi se Serbia synon të ruajë stabilitetin dhe të mbajë marrëdhënie të mira me NATO, me të cilën pritet të zhvillojë edhe stërvitje të përbashkëta.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 178)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (134)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com