DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Peci e Gërvalla s’e mbështetën Osmanin për presidente” – Dorëhiqet edhe Kryesia e partisë “Guxo” në Pejë

13 Mars 2026
A A
“Peci e Gërvalla s’e mbështetën Osmanin për presidente” – Dorëhiqet edhe Kryesia e partisë “Guxo” në Pejë
Share on Facebook

Pas zhvillimeve në Degën e Deçanit, dorëheqje nga strukturat e tyre kanë dhënë edhe anëtarë të Kryesisë së Partisë Guxo në Pejë.

Në një njoftim, anëtari i kësaj partie Ruzhdi Blakaj, bëri të ditur se vendimi për largim nga partia lidhet me, siç thonë, mungesën e përkrahjes ndaj Presidentes Vjosa Osmani nga ana e strukturave të kësaj partie në Pejë.

Në reagim thuhet se është shqetësues qëndrimi i zëvendëskryeministres dhe bashkëkryetares së Guxo-s, Donika Gërvalla, për të cilën pretendohet se ka lobuar kundër rizgjedhjes së Osmanit në postin e presidentes.

Sipas deklaratës së tyre, është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt politik të mos ketë mbështetje për një presidente që, sipas tyre, ka treguar integritet dhe angazhim të vazhdueshëm për shtetin, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme.

“Për këto arsye, në shenjë kundërshtimi ndaj kësaj qasjeje dhe në mbrojtje të parimeve që përfaqësojmë, kemi vendosur të japim dorëheqje nga Partia Guxo – Pejë dhe të vazhdojmë ta mbështesim Presidenten Osmani në çdo vendim të saj të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Deklarata është nënshkruar nga Nezir Jahmurtaj, Ruzhdi Blakaj, Ramiz Cukaj dhe Feriz Gashi, të cilët kanë qenë anëtarë të Kryesisë së Degës së Guxo-s në Pejë dhe njëkohësisht pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në fund të reagimit theksohet gjithashtu se dorëheqja vjen edhe për shkak të, siç thuhet, mosdorëheqjes së dy bashkëkryetarëve të partisë, Faton Peci dhe Donika Gërvalla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 660)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 901)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (398)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com