DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hidhen poshtë akuzat ndaj Fikrim Damkës

13 Mars 2026
A A
Fikrim Damka: Aktakuza është e pabazë, do të vërtetohet pafajësia
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fikrim Damka, duke vendosur ndërprerjen e plotë të procesit gjyqësor ndaj tij.

Sipas vendimit të gjykatës, në rastin e iniciuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, u konstatua se pretendimet e ngritura nuk mbështeten në prova të mjaftueshme.

Në bazë të raportimit të Telegrafit, Gjykata shqyrtoi aktakuzën e përgatitur nga prokuroria në kuadër të hetimeve për këtë rast dhe arriti në përfundimin se nuk ekzistojnë baza të mjaftueshme për vazhdimin e procedurës penale.

Në vendimin e publikuar më 16 shkurt 2026 thuhet se janë pranuar kundërshtimet e paraqitura nga avokati i Damkës, Artan Qerkini, si dhe nga avokati i të akuzuarit tjetër në këtë rast, Besim Kamberaj, Burim Azemi.

Sipas vendimit gjyqësor, aktakuza e Prokurorisë e datës 4 korrik 2025, me numër PPPS.nr.76/2023, është refuzuar nga gjykata. Për shkak të mungesës së provave, është ndërprerë edhe i gjithë procesi penal ndaj të akuzuarve.

Në dokumentin e gjykatës theksohet se akuzat e ngritura ndaj Damkës nuk kanë bazë ligjore, prandaj çështja është përmbyllur pa hyrë në shqyrtimin e meritave të rastit.

Me këtë vendim, procesi gjyqësor ndaj Damkës konsiderohet i përfunduar.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 191)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com