DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrëfimi prekës nga Klinika e Hematologjisë: “Jeta me kimioterapi… aty ku shpresa vdes e fundit”

14 Mars 2026
A A
Rrëfimi prekës nga Klinika e Hematologjisë: “Jeta me kimioterapi… aty ku shpresa vdes e fundit”
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrëfim i thellë dhe prekës i publikuar nga një pacient që po përballet me trajtime të rënda të sëmundjes ka prekur shumë njerëz në rrjetet sociale.

Agim S. Kelmendi, i cili po trajtohet në Klinikën e Hematologjisë në Prishtinë, ka ndarë me publikun përjetimet e tij gjatë muajve të trajtimit me kimioterapi, duke e përshkruar jetën në spital si një betejë të vazhdueshme mes shpresës dhe frikës.

Në një shkrim të ndjerë, ai e përshkruan spitalin si një vend ku pacientët krijojnë një lidhje të veçantë mes tyre, duke u bërë si një familje që ndajnë të njëjtën sfidë dhe i japin kurajo njëri-tjetrit për të mos u dorëzuar.

“Gjatë këtyre muajve që jetoja në spitalin e jetës apo vdekjes takova shumë autorë… aty takova edhe Ali Podrimjen me gjithë Lumin. Shumë herë e kam lexuar ndër vite poezinë ‘Lum Lumi’, por tani kur e lexoj si një ndër pacientët e mureve të spitalit, sa peshë të madhe ka në shpirtin tim të trazuar”, shkruan ai.

Sipas Kelmendit, në muret e spitalit krijohet një botë tjetër, ku pacientët bëhen vëllezër dhe motra në përballjen me sëmundjen, duke ndarë dhimbjen, shpresën dhe forcën për të vazhduar përpara.

Ai thekson se besimi në Zot, mbështetja e familjes dhe e miqve janë shtylla që i japin forcë për të vazhduar luftën me sëmundjen.

“Jeta është e çmuar dhe sfidat me besimin në Zot dhe mbështetjen e familjes, të afërmve dhe miqve tejkalohen. Zoti bën mrekulli dhe do ja dalim”, shkruan ai.

Në fund të mesazhit të tij, Kelmendi u drejtohet të gjithëve me një thirrje për shpresë dhe besim:

“Ëndërroni bukur, zgjohuni të lumtur. Zoti ju rujt të gjithëve”.

Rrëfimi i tij është bërë simbol i forcës shpirtërore dhe shpresës për jetën, duke prekur zemrat e shumë njerëzve që po ndjekin nga afër betejën e pacientëve me sëmundje të rënda.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 452)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 204)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com