Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Italia në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë.
Në njoftimin e policisë është janë treguar veprat për çka dyshohen të ekstraduarit.
“Në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 12 dhe 13 mars 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin nga Italia për në Kosovë, të dy të kërkuarve përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe që të njëjtit ishin arrestuar nga autoritete italiane. Me datë 12.03.2026, është realizuar ekstradimi i të kërkuarit A.B., pasi që nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ndërsa me datën 13.03.2026, është ekstraduar i kërkuari Xh.K., pasi që i njëjti nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”. Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Italiane. Pas ekstradimit, të dyshuarit u dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit përkatësisht Mitrovicës”, është thënë në njoftimin e policisë.
