DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i gërryen të ardhurat e familjeve

14 Mars 2026
A A
Hoti i përmend premtimet e VV-së në infrastrukturë që nuk u realizuan
Share on Facebook

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar se inflacioni është rritur dhe në muajt e fundit, që sipas tij, po i gërryen të ardhurat familjare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai shkruan se ekonomisë i mungojnë qindra miliona euro, ngase shpenzimet kapitale nga ana e shtetit mungojnë dhe kjo sipas tij, pasi projektet madhore infrastrukturore, ku shpenzohen shuma të mëdha me ndikim zinxhiror në ekonomi, kanë ngecur ose nuk kanë nisur fare.

Postimi i plotë:

1. Inflacioni po i gërryen të ardhurat e familjeve. Edhe në muajin e fundit është rritur.

2. Çmimet e derivateve janë rritur dukshëm dhe nuk pritet të ulen së shpejti.

3. Tarifat e energjisë pritet të rriten sërish.

4. Ekonomisë i mungojnë qindra miliona euro, ngase shpenzimet kapitale nga ana e shtetit mungojnë. Kjo pasi projektet madhore infrastrukturore, ku shpenzohen shuma të mëdha me ndikim zinxhiror në ekonomi, kanë ngecur ose nuk kanë nisur fare.

5. Nga muaji dhjetor 2024, kur ka mbaruar mandati i legjislaturës 2021–2025, nuk ka mbikëqyrje parlamentare të qeverisë dhe institucioneve të tjera që i japin llogari Kuvendit. As raportet e auditorit për buxhetin e vitit 2024 nuk janë shqyrtuar ende.

6. Kreditimi i familjeve, si dhe i bujqve, me shuma relativisht të vogla dhe norma të larta interesi është rritur, që është shenjë e mungesës së të ardhurave për shpenzime të zakonshme dhe të përditshme.

7. Në mungesë të politikave fiskale dhe industriale, importet vazhdojnë të rriten pa asnjë orientim se si të zëvendësohen, së paku të mallrave elementare.

8. Kosova prin, krahas Shqipërisë, me përqindjen e popullsisë që emigron. Statistikat zyrtare tregojnë se 210,442 persona, apo 13% e popullsisë së Kosovës, kanë kërkuar lejeqëndrim në BE gjatë viteve 2020–2024. Kjo përqindje është dyfish më e lartë se ajo e vendeve të tjera në rajon.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 660)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 901)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (398)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com