DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Mos u mashtroni nga Kurti se është i afërt me SHBA”, djali i Trump e shpërndan postimin e Grenell

5 Shkurt 2025
A A
“Mos u mashtroni nga Kurti se është i afërt me SHBA”, djali i Trump e shpërndan postimin e Grenell
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e të dërguarit të SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ku tha se “mos u mashtroni nga Kurti se është i afërt me SHBA-të”, u shpërnda sot edhe nga djali i presidentit amerikan Donald Trump.

Grenell ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili përmes një postimi në rrjetin social “X”, i tha se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”.

Gjithashtu, ai thekson se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

Postimi i plotë i Grenell:

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në gjithë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan.

Por na duhen partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 455)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 242)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com