Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që janë regjistruar për evakuim emergjent, por që tashmë kanë lënë Emiratet e Bashkuara Arabe, të njoftojnë institucionin për këtë fakt.
Kjo kërkesë i drejtohet vizitorëve të përkohshëm dhe rezidentëve për të përditësuar të dhënat e evakuimit.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi i lut qytetarët e Kosovës, vizitorë të përkohshëm dhe rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët deri më tani janë paraqitur në Ambasadë për mundësinë e evakuimit emergjent, por që ndërkohë, me vetë-iniciativën e tyre, janë larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe, që me mirësi të na njoftojnë se kanë ndërmarrë një hap të tillë dhe se aktualisht gjenden jashtë këtij shteti. Njoftimin mund ta bëni përmes emailit të Ambasadës: [email protected] ose përmes numrit emergjent: +971 54 709 2109. Ju lutemi që këtë njoftim ta bëni në kohën sa më të shkurtër të mundshme. Një veprim i tillë do të na ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme. Ambasada ju falënderon paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”
