Rreth orës 05:55 në qytetin e Lezhës, një automjeti “Volkswagen Golf” në pronësi të agjentit të krimeve G. Gj., 41 vjeç, punonjës në DVP Lezhë, i është vendosur një lëndë plasëse.
Nga shpërthimi kanë ndodhur vetëm dëme materiale, pa të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit ose autorëve.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Autoritetet theksojnë se hetimet janë në fazë intensive dhe nuk përjashtojnë asnjë pistë lidhur me motivin e ngjarjes.
