Berlini i është përgjigjur thirrjeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të ndihmuar në mbajtjen e rrugëve të transportit detar pa ndërprerje në Ngushticën e Hormuzit.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Nuk është lufta e NATO-s”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane, sipas CNN.
Komenti i bërë nga zëdhënësi i kancelarit gjerman, Friedrich Merz, vjen pasi Trump bëri kërcënim të fshehur ndaj aleancës së NATO-s, duke thënë se ajo mund të përballet me një “të ardhme shumë të keqe”.
Qeveria gjermane gjithashtu përsëriti edhe një herë se nuk do të merrte pjesë në asnjë aktivitet në Ngushticën e Hormuzit.
“Pjesëmarrja nuk është konsideruar para kësaj lufte dhe nuk po merret në konsideratë tani”, shtoi zëdhënësi i qeverisë.
Këtë mëngjes, teksa mbërriti në Bruksel, Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u tha gjithashtu gazetarëve se nuk sheh rol për anëtarët e NATO-s në Ngushticën e Hormuzit.
