DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Reagon biznesmeni deputet i VV’së, të cilit shteti i Shqipërisë po ia kërkon 1.5 milion euro për keqpërdorim fondesh

16 Mars 2026
A A
Reagon biznesmeni deputet i VV’së, të cilit shteti i Shqipërisë po ia kërkon 1.5 milion euro për keqpërdorim fondesh
Share on FacebookShare on Twitter

Ejup Ahmeti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe biznesmen, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në Shqipëri ka paditur kompaninë e tij, Top Fruits, ku ka kërkuar rikthimin e fondeve të keqpërdorura në vlerë prej 1,2 milion eurosh.

 

Ahmeti me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se nuk është njoftuar nga gjykata lidhur me padinë që iu është bëjë nga AZHBR’ja e Shqipërisë.

“Së fundmi disa portale kanë publikuar një njoftim gjyqësor që lidhet me kompaninë Top Fruits, ku unë jam aksionar 50%. Dua të sqaroj opinionin publik se deri në këtë moment unë nuk jam njoftuar as personalisht nga gjykata, ndërkohë që duket se disa portale dinë më shumë për biznesin tim sesa gjykata, administratori i kompanisë apo edhe unë vetë. Kjo ndodh sepse ato flasin sipas mendimit të sponsorëve të tyre”, ka pretenduar Ahmeti.

 

“Prodhimi është etika e punës, ndërsa disa portale të këtij lloji përdorin etikën e pazarit dhe manipulimit të opinionit publik. Unë besoj te etika e punës dhe te prodhimi. Kur të vijë koha, do të vendosë drejtësia”, ka thënë Ahmeti.

Në mediat shqiptare është publikuar një dokument i lëshuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila shpërfaq padinë nga AZHBR’ja ndaj kompanisë së deputetit të LVV’së. Në të, shteti shqiptar kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 1,5 milion eurosh.

Në tetor të vitit 2019 Top Fruits, e cila në atë kohë mbante emrin Doni Fruits, aplikoi për mbështetje nga grantet e Bashkimit Europian dhe ato të qeverisë shqiptare për ndërtimin e një pike grumbullimi për fruta perimet në zonën e Lushnjes.

Granti u miratua në tetor 2019, kur Doni Fruits zotërohej nga Burim dhe Ejup Ahmeti dhe hetimi i OLAF zbuloi se dy shtetasit kosovar kane abuzuar me paratë e përfituara falas nga BE dhe qeveria shqiptare.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 470)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 366)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (252)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com