Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binajak së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.
Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.
Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Grashita, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasje është pronari i një lokali pranë “Çarshisë së Vjetër” dhe si pasojë e një mosmarrëveshjeje me klientët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
